Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në degën e Shkodrës.
Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë takimit ishte veshja e kreut të qeverisë. Ndryshe nga paraqitjet e tij në aktivitete të tjera të ngjashme, Rama ishte veshur me një bluzë ku shfaqeshin flamingot, shpendët karakteristikë të zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës.
Ky detaj është interpretuar si një mesazh simbolik në lidhje me debatin publik dhe protestat kundër investimit në zonën e Zvërnecit.