Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së, takimi zhvillohet sot në “Vilën e Kuqe”

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së, takimi zhvillohet sot në “Vilën e Kuqe”

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në një takim që pritet të zhvillohet në orën 14:00, në “Vilën e Kuqe”.

Takimi pritet të fokusohet te një bilanc i punës së bërë në terren gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Drejtuesit politikë të PS-së pritet të raportojnë mbi ecurinë e kësaj nisme dhe angazhimet e zhvilluara në qarqet përkatëse.

Lini një koment