Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna

Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku thekson se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian vijon, ndërsa hedh poshtë pretendimet që, sipas tij, janë përhapur së fundmi.

Në postimin e tij, Rama shkruan se janë bërë deklarata se negociatat janë bllokuar, se Samiti i NATO-s është anuluar dhe se qeveria është rrëzuar, por i cilëson këto si “llafe”.

“Shqipëria nuk ndalet”, shkruan kreu i qeverisë, duke shtuar se: “Puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna.”

Statusi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA

Lini një koment