E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama në ceremoninë e çmimit “Karli i Madh” në Gjermani, Mario Draghi vlerësohet për rolin në stabilitetin e Europës

Rama në ceremoninë e çmimit “Karli i Madh” në Gjermani, Mario Draghi vlerësohet për rolin në stabilitetin e Europës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë në qytetin e Aachen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mori pjesë në ceremoninë prestigjioze të “Charlemagne Prize”, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës.

Në këtë ceremoni, ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi, u vlerësua me çmimin “Karli i Madh” 2026.

“Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me çmimin e “Karlit të Madh 2026”, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe”, shkruan Rama.

Lini një koment