Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai ka ndarë pamje ku duken dhjetëra pushues.
Rama ka ironizuar informacionet e shpërndara në rrjete sociale se banjat termale janë tharë. Ai shkruan live nga banjat “e shkretuara” Termale të Bënjës.
Sipas tij dizinformimi u shpërnda nga ‘flamingot me qeleshe të bulevardit dhe me fryrjen e pandalur të Algoritmit të urrejtjes’. Rama shkruan se u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje por theksoi se e vërteta fitoi.
“LIVE nga Banjat “e shkretuara” Termale të Bënjës, Përmet, ku me shumë dizinformim e montazhe provokuese të shpërndara nëpër kanalet sociale 48 orë rresht nga flamingot me qeleshe të bulevardit dhe me fryrjen e pandalur të Algoritmit të urrejtjes, u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje… Por kësaj radhe s’nuk, fitoi e vërteta”, shkruan Rama.