Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve

Rama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka qenë në Durrës për të prezantuar “Prezantimet finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”. Nga ana tjetër, Rama tha se kjo është një rezultat i asaj çka u kërkua në protestat e studentëve në vitin 2018.

“Ky është një rezultat i protestës së studentëve të vitit 2018. Ne dëgjuam me shumë vëmendje se çfarë kërkohej dhe ndamë gjithçka që nuk kishte lidhje me të ardhmen dhe me mundësitë tona. Mbi bazën e paktit për universitetin ndërtuam një proces që solli shumë risi pozitive. Solli kushte shumë më të mira në konvikte dhe në universitet, solli dhe mbështetje më të madhe për arsimin e lartë. Ne jemi të vetëdijshëm që ky proces duhet të shkojë një shkallë më tutje.”-tha Rama midis të tjerash.

Lini një koment