Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama publikon foto pak para fjalimit në OKB, Kryeministri pranë flamurit shqiptar

Rama publikon foto pak para fjalimit në OKB, Kryeministri pranë flamurit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi pak para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë flamurit shqiptar, në pritje të daljes së tij në foltoren e OKB-së.

Rama ndodhet në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, ku këtë të premte pritet t’u drejtohet përfaqësuesve të vendeve anëtare. Sipas axhendës së publikuar, fjalimi i tij ishte parashikuar për rreth orës 17:00 me orën lokale.

Lini një koment