Rama publikon pamje nga dita e dytë e retreat-it në Pogradec, pjesë nga prezantimi i Diellës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga nisja e ditës së dytë të retreat-it të qeverisë në Pogradec, ku ministrat po prezantojnë punën dhe prioritetet e tyre.
Në video, Rama shfaqet së bashku me Diellën dhe ministren Mirela Kumbaro përpara nisjes së sesioneve të ditës së dytë. Në një moment, Rama prezanton ministren Mirela Kumbaro, ndërsa në video ndërhyn një Diella.
“Mirela Kumbaro është ministrja e…”, thotë Rama, ndërsa Diella vijon: Mirela Kumbaro Furxhi është ministrja e Arsimit.
Më tej, Diella e përshkruan Kumbaron si një kolege me përvojë në shërbimin publik dhe vlerëson bashkëpunimin mes ministrive për përmbushjen e prioriteteve të qeverisë.
“Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale”, shprehet Rama në video.
Dita e dytë e retreat-it vijon me raportimet dhe diskutimet e ministrave mbi objektivat dhe punën e qeverisë.