E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje live nga koncerti që po mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune në Sheshin e Flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

Rama i ka shoqëruar pamjet me mesazhin: “Vlora Live”.

Atmosfera në qytetin e Flamurit është gjallëruar nga këngët dhe ngjyrat kuqezi. Në qytet po vazhdojnë festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë, me automjete të zbukuruara me flamuj kuq e zi, muzikë dhe koncert festiv.

Qytetarët janë bërë pjesë e atmosferës festive, duke ndezur flakadanë me ngjyra dhe duke festuar në rrugët e qytetit.

Lini një koment