E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama takon ambasadoren e re të BE-së, Sofia Moreira de Sousa

Rama takon ambasadoren e re të BE-së, Sofia Moreira de Sousa

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë (8 shtator) një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa.

Ambasadorja e re e BE-së i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj para disa ditësh, ndërsa ky është takimi i parë që kryeministri Rama zhvillon me de Sousa.

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian e nisi misionin e saj diplomatik me një videomesazh përshëndetës të publikuar në rrjetet sociale, të publikuar më 4 shtator.

Përmes postimit në rrjetet sociale, kryediplomatja e BE-së shprehu entuziazmin për marrjen e kësaj detyre dhe ripërsëriti përkushtimin e bllokut për procesin e integrimit të vendit.

Lini një koment