Saturday, 10 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Ravanelli vlerëson Zhegrovën: Është fenomen, nëse gjen vazhdimësi do të jetë lojtari më i mirë i Juventusit

Ravanelli vlerëson Zhegrovën: Është fenomen, nëse gjen vazhdimësi do të jetë lojtari më i mirë i Juventusit





October 2026
M T W T F S S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

October 9, 2026

Ravanelli vlerëson Zhegrovën: Është fenomen, nëse gjen vazhdimësi do të jetë lojtari më i mirë i Juventusit


Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka vlerësuar cilësitë e Edon Zhegrovës, duke thënë se futbollisti i Kosovës ka potencial të madh dhe mund të bëhet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës torineze.

Në një diskutim për gjendjen e Juventusit dhe lojtarët e tij, Ravanelli ka zbuluar se ka biseduar me Zhegrovën, të cilit i ka kërkuar ta bartë te klubi italian formën dhe paraqitjet që ka treguar me Kombëtaren e Kosovës.

“I kam thënë se është fenomen. Atë që bën me kombëtaren, duhet ta bëjë edhe te Juventusi, sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Ravanelli.

Sipas tij, nëse Zhegrova arrin të ketë vazhdimësi në paraqitje, ai mund të jetë lojtari më i mirë i Juventusit, pasi ka aftësi të bëjë dallimin në ndeshje.

“Ai mund t’i vendosë ndeshjet. Ka potencial për të shënuar dhjetë gola, por edhe për të dhënë pasimin e fundit. Mendoj se kur arrin në 20 metrat e fundit të fushës, bëhet i jashtëzakonshëm, sepse e sheh pasimin vendimtar”, ka theksuar ish-sulmuesi italian.

Ravanelli ka shtuar se Zhegrova ka luajtur edhe në periudha kur nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë fizike, por tani që ndihet mirë mund të japë kontribut të rëndësishëm.

Ai ka shprehur bindjen se paraqitjet me Kosovën dhe ndeshjet e fundit me Juventusin mund t’i shërbejnë futbollistit për të fituar edhe më shumë besim.

Leave a Reply

Lini një koment