Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueReal Madrid mohon interesimin ndaj tij, Enzo Fernandez me mesazh të çuditshëm pas fitores së Argjentinës

Real Madrid mohon interesimin ndaj tij, Enzo Fernandez me mesazh të çuditshëm pas fitores së Argjentinës

Enzo Fernandez ishte titullar dhe një nga më të mirët në fushë në fitoren e fundit të Argjentinës 3-2 ndaj Cape Verde, duke bërë që kampionët në fuqi të vazhdojnë ende rrugëtimin në këtë kompeticion.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, Enzo Fernandez ka bërë një postim të çuditshëm në rrjetet e tij sociale, ku shumë njerëz e kanë interpretuar si mesazh ndaj Real Madridt.

Përmes një komunikate zyrtare ditën e djeshme, Real Madrid mohoi interesimin ndaj Enzo Fernandez, pavarësisht se vetë lojtari është shprehur publikisht që do i pëlqente të jetonte dhe të luante në Madrid.

“Zoti është besnik ndaj të gjitha premtimeve të tij dhe i dashur ndaj të gjithëve që ka bërë. Ai është pranë kujtdo që e thërret atë me të vërtetë”, thuhet në mesazhin e pubkikuar nga mesfushori argjentinas.

Lini një koment