Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueReal Madrid nuk e do, dy klube të tjera të mëdha në garë për Enzo Fernandez

Real Madrid nuk e do, dy klube të tjera të mëdha në garë për Enzo Fernandez

Përmes një komunikate zyrtare në ditën e djeshme, Real Madrid hodhi poshtë të gjithë zërat për interesimin e tyre ndaj Enzo Fernandez dhe transferimin e tij të mundshëm këtë verë.

Megjithatë, argjentinasi ka vendosur të largohet nga Chelsea. Edhe pse Real Madrid e nënvlerësoi në një farë mënyre, argjentinasin e duan dy klube të tjera të mëdha: Arsenal dhe Manchester City.

Por, largimi i tij nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë. Kontrata e tij me “Blutë” skadon në vitin 2031. Chelsea ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e Enzo Fernandez vetëm për një ofertë mbi 140 milionë euro.

Në anën tjetër, trajneri i Chelsea-s, Xabi Alonso e vlerëson shumë Enzo Fernandez dhe mbetet i palëkundur në besimin e tij se mund të sjellë versionin më të mirë të argjentinasit dhe ta bëjë atë element shumë të rëndësishëm të projektit që ka te Chelsea.

Menjëherë pas përfundimit të Botëror, Enzo Fernandez do të vendosë njëherë e mirë për fatin e tij te Chelsea, nëse do të qëndrojë apo do të largohet.

Lini një koment