Sunday, 5 July 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AReal Madrid zyrtarizon transferimin e radhës. JA DETAJET

Real Madrid zyrtarizon transferimin e radhës. JA DETAJET

Real Madrid ka zyrtarizuar mesditën e sotme transferimin e Denzel Dumfries nga Inter. Marrëveshja mes të gjithë palëve kishte kohë që ishte arritur, por sot u bë komunikimi zyrtar.

Pas largimit të Dani Carvajal, të cilit i mbaroi kontrata dhe formës jo të mirë të Alexander Arnold, Real Madrid vendosi për transferimin e holandezit.

Marrëveshja me Interin është arritur për shifrën 20 milionë euro. Holandezi ka nënshkruar për 4 vite me madrilenët, deri në vitin 2030. Jose Mourinho nuk do ta ketë aspak të lehtë për të zgjedhur titullarin e krahut të djathtë të mbrojtjes, mes Alexandr Arnold dhe Denzel Dumfries.

Lini një koment