Refuzohet oferta 20 milionë euro, Inter humb edhe objektivin e katërt në këtë merkato
Kambanat e alarmit po bien përsëri për Interin, që duket se po humb një tjetër objektiv në merkato. Pas dështimit për Marco Palestra, Nico Paz, Curtines Jones, Inter nuk po ia del dot të transferojë as Oumar Solet nga Udinese.
Oferta 20 milionë euro e zikaltërve për qendërmbrojtësin francez është refuzuar nga Udinese që kërkon 25 milionë euro. Gazzetta dello Sport zbulon se Inter nuk ka ndërmend të ofrojë më shumë se 20 milionë euro.
Ndërkohë, që Inter refuzon të shtojë edhe 5 milionë të tjera, është Atletico Madrid gati të paguajë shumën e kërkuar nga Udinese dhe të transferojë qendërmbrojtësin francez.