E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Rekord vetëm 24 orë pas titullit kampion, Antonelli kalon 10 milionë ndjekës në Instagram

Rekord vetëm 24 orë pas titullit kampion, Antonelli kalon 10 milionë ndjekës në Instagram

Pa kaluar ende 24 orë nga vendi i tretë në garën e Meksikës, që e zyrtarizoi kampion bote në Formula 1, Andrea Kimi Antonelli ka arritur edhe një tjetër rekord prestigji.

Piloti italian i Mercedes-it, ka kaluar kuotën e 10 milionë ndjekësve në Instagram. Një konfirmim ky për popullaritetin e rritur ndjeshëm në më pak se një vit. Në fillim të 2026-ës Antonelli numëronte rreth 4 milionë ndjekës.

Italiani ka bërë një Botëror të jashtëzakonshëm, duke e siguruar titullin kampion 4 gara para fundit. Tani Antonelli pritet të firmosë një kontratë të re me Mercedes-in, me shifra më të larta, ndërkohë që titulli kampion bote me siguri do t’i sjellë atij edhe përfitime të tjera jashtë piste nga sponsorë të ndryshëm.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment