Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRENEA operacion për kapjen e të dënuarit për vrasje, i shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

RENEA operacion për kapjen e të dënuarit për vrasje, i shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

Ky që shihni në foto është Mihallaq (Mjallaq) Petrika Përgjika, i cili ka qenë në qendër të aksionit të organizuar nga forcat speciale RENEA mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se policia kishte marrë informacion se Përgjika mund të fshihej në një apartament në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave RENEA në operacion.

Mësohet se Përgjika, i cili ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit, së fundmi është rikthyer në Korçë. Për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të tij dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë ndërhyrjes, drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale.

Megjithatë, pas kontrolleve të kryera në pallatin ku dyshohej se mund të fshihej, Përgjika nuk është lokalizuar dhe operacioni nuk ka sjellë arrestimin e tij. Ai vijon të jetë në kërkim, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Përgjika është një emër i njohur për kronikën e zezë pasi rezulton te jetë dënuar në mungesë me 18 vite burgim për vrasjen e Pëllumb Çollakut, 24 vjeç, si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve”.

Çollaku ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij më 26 dhjetor 2008. Pas disa ditësh kërkime, më 3 janar 2009, trupi i pajetë i 24-vjeçarit u gjet pranë aksit rrugor Korçë–Voskopojë, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Hetimet vijuan për disa muaj dhe, në qershor të vitit 2009, policia identifikoi Mjallaq Përgjikën si autor të dyshuar të krimit. Sipas hetimeve të asaj kohe, vrasja dyshohej se kishte lidhje me pazare droge.

Lini një koment