RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë
Forcat RENEA kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihet një person me rrezikshmëri shumë të lartë, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, efektivët kanë rrethuar një pallat në qytet, ku dyshohej se mund të fshihej personi i kërkuar. Pas kontrolleve, RENEA dhe policia nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë.
Kontrollet dhe operacionet në qytet janë shtuar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të kërkimit të personave me rrezikshmëri të lartë dhe parandalimit të veprimtarive kriminale.