E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë

“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Dublini protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke iu referuar edhe simbolikës së flamingove që u përdor gjatë tubimeve të opozitës.

Gjatë një bashkëbisedimi në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama deklaroi se protestat e qershorit kishin një tjetër karakter, ndërsa më pas, sipas tij, situata ndryshoi dhe në skenë u shfaqën aktorë të tjerë politikë.

I pyetur për protestat kundër korrupsionit dhe problemet e tjera në vend, kryeministri kundërshtoi pretendimet për pjesëmarrjen e qindra mijëra qytetarëve, duke argumentuar se kjo shifër nuk përputhet me popullsinë e Shqipërisë dhe përmasat e bulevardit.

Rama pranoi se në qershor pati protesta masive, por pretendoi se në to kishte pasur edhe ndikim të huaj përmes rrjeteve sociale, duke përmendur Iranin.

“Nuk kam thënë se protestuesit janë dërguar në shesh nga regjimi iranian, por kam thënë se Irani ka futur duart përmes medias sociale. Pas fillimit të qershorit protesta nuk ishte e njëjta, nuk ka më flamingo. Ka zogj të tjerë dhe parti politike nga e djathta dhe e majta ekstreme. Pastaj kishte dhunë”, u shpreh Rama.Gjatë takimit në Dublin, ku ishte i ftuar nga IIEA për të folur mbi rrugëtimin europian të Shqipërisë, kryeministri u pyet edhe për korrupsionin në vend.

Ai pranoi se ky fenomen mbetet një problem, por pretendoi se qeveria po e lufton atë.

“A ka probleme me korrupsionin? Ka, por a jeni duke ndenjur me duar të lidhura apo po e luftojmë? Po e luftojmë për herë të parë. Deri para disa kohësh sistemi ishte korrupsioni. Jemi në pozitë të mirë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lini një koment