Revolucioni i Komunikimit: Dita Kur Telefoni Celular Ndryshoi Botën
Në vitin 1973, në një rrugë të zhurmshme në qendër të New Yorkut, Martin Cooper, inxhinier dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë Motorola, realizoi telefonatën e parë me një telefon celular të vërtetë, pa tela. Ky moment shënoi një ndryshim të rëndësishëm në historinë e komunikimit.
Ky arritje u pasua nga një rivalitet i ashpër mes kompanisë Motorola dhe Bell Labs, një degë e AT&T, për të zhvilluar teknologjinë e parë të komunikimit portativ. Për të shënuar këtë sukses, Cooper bëri telefonatën e parë jo tek një familjar apo një anëtar i kompanisë së tij, por tek Joel S. Engel, drejtuesi i programit në Bell Labs, duke i thënë: “Joel, po të telefonoj nga një telefon celular, një i tillë që mbahet në dorë dhe është personal.” Sipas Cooper, përgjigjja ishte heshtje rënduese, që tregonte pranimin e humbjes teknologjike.
Telefonit celular i parë i quajtën “Tulla” për shkak të peshës së tij prej 1.1 kilogramësh dhe gjatësi rreth 25 centimetra. Prototipi Motorola DynaTAC ofronte vetëm 30 minuta kohë bisede dhe kërkonte 10 orë për t’u karikuar plotësisht. Kur u lansua në treg gjatë viteve 1980, kushtonte rreth 4,000 dollarë, që do të ishte e barabartë me rreth 11,000 dollarë në vlera të sotme.
Pavarësisht kufizimeve teknike dhe dimensioneve të mëdha, ky telefon revolucionar ndryshoi qëndrat e telekomunikacionit tradicional dhe hapi rrugën për zhvillime të mëtejshme. Sot, pajisjet inteligente që mbajmë në xhep janë rezultat i këtij momenti vendimtar në vitin 1973.