Riaktivizohet zjarri në malin e “Qafë Helmesit”, era favorizon flakët që po i afrohen fshatit Koçaj! Banorët kërkojn�
Riaktivizohet vatra e madhe e zjarrit në malin e Qafë Helmesit, aty ku prej ditësh forcat operacionale punuan për ta shuar për disa ditë.
Vatra ka shpërthyer në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke djegur masive pyjore me ah dhe pisha. Situata paraqitet shqetësuese, pasi zjarri po përparon dhe po afrohet në drejtim të fshatit Koçaj.
Terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërsa përballja me flakët kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ajri.
Banorët dhe autoritetet lokale bëjnë apel për ndërhyrje urgjente me mjete ajrore, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe rrezikimin e zonave të banuara.
Situata mbetet kritike dhe kërkon angazhim maksimal të strukturave të emergjencave për izolimin dhe shuarjen e flakëve.