E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar

Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar

Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Përrenjas, pas një ndërprerje nga stuhia e djeshme.

Sipas raportimeve, ekipet e OSSH punuan për vendosjen në funksion të plotë të fiderit nr.1, 6kV, i dëmtuar gjatë kohës së keqe, me stuhi dhe breshër.

Kushtet e motit nuk lejonin elektricistët të avanconin me punimet dhe procesi i riparimit të linjës nisi sërish sot në mëngjes.

Kabulli i dëmtuar kalon në dalje të nënstacionit, ku ndodhen edhe linjat e tjera, ndaj është punuar me mjaft kujdes në gërmimin e vendit të avarisë.

OSSH mundi t’i japë më herët energji elektrike disa lagjeve të qytetit përmes linjave paralele, duke mos lejuar ndërprerje të stërzgjatura të energjisë elektrike.

Lini një koment