E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rikthehet qarkullimi në aksin Elbasan-Cërrik, përfundojnë ndërhyrjet pas bllokimit nga çarja e kanalit vaditës

Rikthehet qarkullimi në aksin Elbasan-Cërrik, përfundojnë ndërhyrjet pas bllokimit nga çarja e kanalit vaditës

Është rikthyer qarkullimi normalisht i automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, pasi ekipet e ASHPR përfunduan me sukses ndërhyrjen për pastrimin e rrugës pas një çarje në kanalin kryesor vaditës “Naum Panxhi” .

Ngjarja u regjistruar mesditën e kësaj të shtunë, teksa çarja në kanal solli vërshimin e menjëhershëm të ujit dhe inerteve në rrugë. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve u bllokua plotësisht për disa orë.

Pas disa orësh punë intensive dhe angazhimi maksimal në terren, është bërë i mundur rikthimi i plotë i normalitetit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Lini një koment