Risi në Formula 1/ Gara më të shkurtra nga 2027-a, reduktim prej 15 kilometrash
Shkurtimi vjen pas normave të reja për power unit. Rregulla të reja do të aplikohen edhe në rastet kur ndërpriten garat.
Garat e Formula 1 do të jenë më të shkurtra, duke nisur nga viti i ardhshëm. Në linjë me modifikimet e rregullores për ‘power unit’ që hyjnë në fuqi në 2027-ën, në lidhje me fluksin e karburantit, është aprovuar një reduktim i distancës totale të garës nga 305 në 290 kilometra. Që do të thotë një reduktim me dy ose tre xhiro.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht pas mbledhjes së tretë të komisionit të Formula 1 në 2026-ën, e mbajtur në Londër. Përveç shkurtimit me 15 kilometra, ka edhe modifikime të tjera të vogla të rregullores.
Për garat që mund të ndërpriten nga shiu apo faktorë të tjerë, është vendosur që të futet në rregullore një orar limit për mbylljen e çdo lloj aktiviteti të garës, por të eliminohet limiti aktual prej tre orësh për zgjatjen e garës (nga fillimi në fund, duke përfshirë edhe ndërprerjet).
Do të mbetet në fuqi limiti prej dy orësh i garës efektive. Është rënë dakord gjithashtu që të garantohet më tepër fleksibilitet për të zgjatur sesionet e provave të lira. Po ashtu, u vendos të eliminohet omologimi i kambios për 2027-ën, duke u dhënë kështu liri zhvillimi furnitorëve.