Rrëfimi i një prej pushuesve në hotelin e djegur në Vlorë: U hodha nga ballkoni nga frika
Një natë që nisi si një qëndrim i zakonshëm në hotel u kthye në një makth për pushuesit, të cilët u zgjuan të rrethuar nga tymi dhe flakët.
Një prej të dëmtuarve tregon se gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit. Pas alarmit të parë, ai dhe personat që ndodheshin me të tentuan të dilnin në korridor, por aty u përballën me një situatë të pamundur për t’u kaluar.
“Ishim në gjumë rreth orës 4 të mëngjesit. Dolëm në korridor dhe pamë shumë tym. Mbyllëm derën dhe shkuam në ballkon. Kishte flakë, tym, nuk e di… Kërcyem nga ballkoni. Kam rënë në beton, nuk e di”, rrëfen ai.