Rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh, punohet për pastrimin e rrugës
Një rrëshqitje dherash është regjistruar paraditen e së hënës në aksin nacional Maliq–Gramsh, në afërsi të zonës së njohur si Shkëmbi i Dobërçanit.
Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitja është shkaktuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë prej disa orësh juglindjen e vendit, duke sjellë shembje dherash në segmentin rrugor.
Menjëherë pas konstatimit të situatës, në terren kanë ndërhyrë mjetet e Bashkisë Maliq, si dhe firma nënkontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, të cilat po punojnë për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.