E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë shfaqën probleme shëndetësore dhe u dërguan në spital për kontrolle dhe trajtim mjekësor, pas simptomave që dyshohet të kenë ardhur nga helmimi ushqimor.

Sipas TV Klan, gazetari Besar Bajraktaraj njofton se studentët u ndjenë keq pas drekës së shërbyer në ambientet e Akademisë. Disa prej tyre kërkuan ndërhyrje mjekësore dhe u transportuan në spital, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë një vakt i konsumuar më 6 maj në mensën e institucionit.

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që siguron shërbimin e kateringut për tre vakte ditore. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes, për të verifikuar procedurat e sigurisë ushqimore dhe për të vendosur përgjegjësitë e mundshme.

Hetimet vazhdojnë ndërsa studentët marrin trajtim dhe po kryhen analiza për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, raporton TV Klan.

Lini një koment