Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiRrezikoi të mbytej në pishinë, përmirësohet gjendja e sulmuesit të Cagliarit

Rrezikoi të mbytej në pishinë, përmirësohet gjendja e sulmuesit të Cagliarit

Gjendja e sulmuesit skuadrës sarde, i cili pësoi një aksident fatkeq në pishinë, po përmirësohet. Spitali “Santissima Annunziata” në Sassari jep lajmin e mirë:

“Yael Trepy, futbollisti i Cagliarit që për pak sa nuk u mbyt në një pishinë, është shkëputur nga aparati i frymëmarrjes artificiale dhe ka rifituar plotësisht vetëdijen; ai është i kthjellët, bashkëpunues dhe, për momentin, nuk shfaq deficite të dukshme neurologjike. Gjendja e tij respiratore dhe ajo hemodinamike janë të qëndrueshme”.

Ky njoftim u dha nga spitali “Santissima Annunziata” i Autoritetit Spitalor Universitar të Sassarit, ku 20-vjeçari francez është i shtruar që prej mbrëmjes së 16 gushtit.

Lini një koment