E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Rrëzohet helikopteri në Kaliforninë Jugore, humbin jetën dy persona

Rrëzohet helikopteri në Kaliforninë Jugore, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë të hënën kur një helikopter u rrëzua në një kodër në Temecula, një qytet në Kalifornian Jugore, sipas mediave lokale.

Cal Fire konfirmoi vdekjet për NBC Los Angeles, duke thënë se përplasja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale në rrugën De Portola pranë rrugës Oak Mountain, një zonë afër disa verarive.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se dy viktimat ishin të vetmit persona në bordin e helikopterit Robinson R22.

Duke thënë se shkaku i rrëzimit është i paqartë, FAA shtoi se do ta hetojë incidentin së bashku me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Lini një koment