Rrëzohet një aeroplan i vogël në veri të Italisë, humbin jetën 2 persona
Një aeroplan i vogël me dy vende u rrëzua në veri të Italisë sot rreth orës 11:30 të paradites, dhe një burrë dhe një grua humbën jetën në aksident, njoftoi shërbimi italian i emergjencave.
Siç është raportuar, avioni u rrëzua në Piemonte, pranë digës Campicoli, në rajonin Verbano-Cuzio-Ossola, dhe një helikopter shpëtimi u dërgua në vendngjarje, raporton Ansa.
Sipas informacioneve paraprake, avioni që u rrëzua ishte një xhiroplan, i cili ka një rotor të sipërm që nuk është i lidhur me motorin.
Zjarrfikësit, të cilët morën pjesë në operacionin e shpëtimit, njoftuan se avioni u rrëzua pasi goditi kabllot dhe u përfshi nga flakët.