Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRritet përdorimi i inovacionit nga bizneset

Rritet përdorimi i inovacionit nga bizneset

Bizneset shqiptare po investojnë më shumë në inovacion, të shtyra nga konkurrenca, teknologjia dhe nevoja për rritje.

Sipas INSTAT, 44.3% e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar kanë zhvilluar aktivitete inovative gjatë periudhës 2022–2024, në rritje nga 42.9% që ishte dy vite më parë.

Sektori më aktiv mbetet ai i shërbimeve, ku pothuaj gjysma e bizneseve raportojnë përfshirjen e inovacionit.

Rekordin e mbajnë kompanitë e informacionit dhe komunikacionit, me afro 68% të tyre aktive në inovacion.

INOVACIONI NE NDERMARRJE SIPAS SEKTOREVE

2020-2022 2022-2024
Industri 39.3% 41.6%
Shërbime 46.0% 46.7%
Gjithsej 42.9% 44.3%

Në industri, inovacioni është më i kufizuar, megjithatë ndërmarrjet përpunuese dhe energjia kanë shënuar përmirësim.

Ndërkohë, diferenca më e madhe shihet tek madhësia e kompanive.

Dy të tretat e ndërmarrjeve me mbi 250 punonjës investojnë në inovacion, ndërsa bizneset e vogla mbeten më pas.

NDERMARRJET SIPAS MADHESISE

10–49 të punësuar 40.9%
50–249 të punësuar 54.3%
250+ të punësuar 66.4%

Të dhënat tregojnë se kompanitë inovative kanë rritur edhe peshën në ekonomi. Ato realizojnë mbi 62% të shitjeve neto dhe përfaqësojnë gati 58% të totalit të punësimit në ndërmarrjet e vrojtuara.

NDIKIMI I INOVACIONIT NE EKONOMI

2020-2022 2022-2024
Pesha në shitjet neto 58.0% 62.1%
Pesha në punësim 53.5% 57.8%

Megjithatë, financimi publik mbetet shumë i ulët. Vetëm 5.1% e ndërmarrjeve aktive në inovacion kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti apo programet publike.

/tvklan.al

Lini një koment