E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Rrjedhje gazi apo një akt kriminal, gjenden të pajetë 5 anëtarë të një familjeje në Gjermani

Rrjedhje gazi apo një akt kriminal, gjenden të pajetë 5 anëtarë të një familjeje në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani ku një familje me 5 anëtarë humbën jetën në banesën e tyre. Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet e tyre lidhur me ngjarjen teksa viktimat u gjetën të pajetë në një apartament në qytetin jugperëndimor gjerman të Kehl të hënën.Zjarrfikësit besojnë se ka pasur një rrjedhje monoksidi karboni në apartament, pasi detektorët e gazit u aktivizuan kur shërbimet e emergjencës hynë në apartament të hënën. Nuk është ende e qartë nëse ishte një defekt teknik apo një akt kriminal.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Offenburgut tha se autoritetet do të informojnë publikun nëse do të ketë ndonjë gjetje të re. Mësohet se në banesë ishin 7 persona por dy nga fëmijët, një djalë dhe një vajzë mbijetuan dhe u dërguan në spitale.

Fëmijët ishin të moshës 10 deri në 14 vjeç. Babai 46-vjeçar, gjyshja 74-vjeçare dhe 3 fëmijët e tjerë nuk arritën të mbijetonin.

Lini një koment