Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”.

Si pasojë e shkarkesës së fuqishme elektrike, 14 krerë bagëti kanë ngordhur në vend, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes së bariut Shaban Kurti.

Menjëherë pas ngjarjes, Shërbimi Veterinar i Librazhdit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, ndërhyri për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme. Për të shmangur rrezikun e përhapjes së infeksioneve të mundshme, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta, u realizua groposja e menjëhershme e bagëtive të ngordhura.

Ngjarja vjen në një periudhë kur moti i paqëndrueshëm dhe stuhitë e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut.

Lini një koment