Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaRUSI – 13 të vrarë pas sulmit ukrainas me dronë në Tatarstan

RUSI – 13 të vrarë pas sulmit ukrainas me dronë në Tatarstan

MOSKË, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën 13 persona u vranë dhe 78 të tjerë u plagosën pas një sulmi masiv me dronë ukrainas në qytetin Nizhnekamsk, në republikën ruse të Tatarstanit, njoftuan sot autoritetet ruse.

Mes viktimave janë edhe shtetas të Uzbekistanit dhe Taxhikistanit.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, nëntë persona humbën jetën në një konvikt punëtorësh që u dëmtua rëndë gjatë sulmit,

Guvernatori i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, shpalli një periudhë zie pas sulmit.

Nga 78 personat që kërkuan ndihmë mjekësore, 25 u shtruan në spital.

Kryetari i Nizhnekamskut, Radmir Belyayev, tha se dronët goditën objekte industriale dhe objektiva civile.

Mediat ukrainase raportuan se në shënjestër ishte një nga rafineritë më të mëdha të naftës në zonë.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas më vonë konfirmoi sulmin ndaj rafinerisë “Taneco” në Nizhnekamsk.

Sulme me dronë u raportuan gjithashtu në rajonin Tyumen të Siberisë Perëndimore, ku guvernatori Alexander Moor tha se një zjarr shpërtheu pasi disa dronë u rrëzuan në territorin e një impianti industrial.

Lini një koment