Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaRusia: Kaja Kallas nuk meriton vend në bisedimet për Ukrainën

Rusia: Kaja Kallas nuk meriton vend në bisedimet për Ukrainën

Kreu i komitetit për çështjet ndërkombëtare në Dumën Shtetërore ruse, Leonid Slutsky, ka deklaruar se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nuk duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën.

Reagimi i tij erdhi pasi Kallas tha se BE-ja do të kërkojë kufizime ndaj ushtrisë ruse në rast të zhvillimit të bisedimeve për paqe.

Sipas Slutsky, politikanë si Kallas “nuk mund të negociojnë paqen në mënyrë objektive”, duke i akuzuar ata për qëndrime anti-ruse dhe për mbështetje të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.

Në një postim në Telegram, ai deklaroi se përpjekjet e zyrtarëve evropianë për të ndikuar në procesin negociues përmes ultimatumeve “janë të dënuara të dështojnë”.

Slutsky shtoi gjithashtu se Kallas po “minon iniciativat për paqe” dhe po përdor pozicionin e saj diplomatik për të nxitur përshkallëzimin e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit.

Lini një koment