Sa aktivë janë europianët në aktivitetin fizik? Sondazhi nxjerr në pah dallimet
Aktiviteti sportiv po bëhet gjithëmonë e më i pranishëm në jetën e qytetarëve në Europë. Mjekët janë ata që e këshillojnë më së tepërmi, si pasojë e benefiteve që ka në shëndet.
Të dhënat e e një sondazhi të realizuar nga Komisioni Evropian tregon se sot 39 % e qytetarëve thonë se nuk ushtrohen kurrë, pork jo shifër është përmirësuar nëse e krahasojmë me vitin 2022, kur 45 % popullsisë nuk merrej me aktivitet fizik
Finlanda dhe Danimarka janë ndër vendet ku njerëzit ushtrohen më shpesh. Ndërsa në Portugali, Greqi dhe Rumani, përqindja e personave që nuk merren fare me sport mbetet shumë e lartë.
Por aktiviteti fizik nuk varet vetëm nga dëshira. Për shumë njerëz, pengesa kryesore është mungesa e kohës. Të tjerë përmendin mungesën e motivimit, problemet shëndetësore apo edhe koston.
Dallimi shihet qartë edhe sipas moshës. Gati tre në katër të rinj nga 15 deri në 24 vjeç merren me sport disa herë në javë, ndërsa te personat mbi 75 vjeç kjo shifër zbret në vetëm 25 %.
Megjithatë, ka edhe një zhvillim pozitiv. Gjithnjë e më shumë evropianë po zgjedhin të ecin ose të lëvizin në mënyrë aktive. Sipas sondazhit, kjo përqindje është rritur nga 24 në 37 % në katër vitet e fundit.
Eskpertët janë të mendimit se aktiviteti fizik po rritet, por mundësia për të qenë aktiv mbetet e lidhur ngushtë me moshën, të ardhurat dhe kushtet ku jetojnë njerëzit.