Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSali Berisha: Sot vëmë bazat për transformimin e vërtetë të PD-së

Sali Berisha: Sot vëmë bazat për transformimin e vërtetë të PD-së

Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë, më 27 maj, kryesinë e Partisë Demokratike. Në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati deklaroi se kjo “është një mbledhje me vendime shumë të rëndësishme”.

Kjo sepse sipas tij, mbledhja e sotme do të miratojë ndryshimet statutore, listat e propozimet për Këshillin Kombëtar, si dhe do të miratojë grupin që do të drejtojë Kuvendin.

“Ne finalizojmë me Kuvendin tonë Kombëtar procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike dhe sanksionojmë bazat për një transformim të vërtetë të Partisë Demokratike.”, tha Berisha.

“Transformim i cili parakupton apo nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike. Nënkupton organizim, organizim, organizim për këtë forcë. Nënkupton modernizimin e saj. Dhe e fundit dhe më e rëndësishmja, nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie në këto shtylla. PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë.”, tha më tej Berisha, duke shtuar se në këto përpjekje ka si mbështetje konsultën me anëtarësinë.

Lajmi në përditësim…

Lini një koment