Sami Lushtaku thirret në polici për sulmit ndaj Hysni Mehanit/ Qytetarët mblidhen në mbështetje të tij
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është paraqitur në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me një rast të dyshuar sulmi ndaj zv/ministrit Hysni Mehani.
Paraqitja e tij në polici ka tërhequr vëmendje të madhe publike, ndërsa jashtë ambienteve të stacionit policor janë mbledhur qindra qytetarë në shenjë mbështetjeje për Lushtakun.