E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar

Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar

Zbatimi i Planit të Rritjes dhe ritmi i reformave që lidhen me integrimin europian janë në fokus të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet këtë të premte në Tiranë.

Në Pallatin e Brigadave janë mbledhur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe drejtues të tjerë të vendeve të rajonit, mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa diskutimet përqendrohen te përmbushja e reformave të kërkuara, zbatimi i mekanizmave të Planit të Rritjes dhe integrimi gradual ekonomik i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Në nisje të samitit, kryeministri Rama e cilësoi periudhën aktuale si një moment vendimtar për Ballkanin.

“Ky është një moment vendimtar për Ballkanin”, deklaroi kreu i qeverisë.

Samiti synon të përcaktojë prioritetet e bashkëpunimit rajonal dhe hapat e mëtejshëm për afrimin me BE-në.

Në përfundim të takimit, në orën 12:30, Rama dhe komisionerja Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Lini një koment