Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaSamiti i Komunitetit Politik Evropian/ Kryeministri Albin Kurti i pranishëm në konferencë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Kryeministri Albin Kurti i pranishëm në konferencë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, bëri të ditur ekzekutivi kosovar.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, bëri të ditur ekzekutivi kosovar.

“Në Jerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse. Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue”, u tha në njoftim.

Samiti i tetë i Komunitetit Politik Evropian mbahet më 4 maj në Jerevan të Armenisë nën moton “Ndërtimi i së ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti i Evropës”. Ai pritet të mbledhë udhëheqës evropianë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare “në një moment vendimtar për formësimin dhe forcimin e rrugës kolektive të Evropës”.

“Ai do të shërbejë si një forum gjithëpërfshirës për dialog të hapur, koordinim strategjik dhe reflektim të përbashkët mbi prioritetet e Evropës, duke nxitur bashkëpunim, mirëkuptim të ndërsjellë dhe iniciativa konkrete që mbështesin një kontinent më të qëndrueshëm dhe më të orientuar drejt së ardhme”, thuhet në ueb-faqen e samitit, që do të mbahet në kryeqytetin armen.

Lini një koment