Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaSeanca plenare, mbërrijnë në Kuvend krerët e lartë të institucioneve (VIDEO)

Seanca plenare, mbërrijnë në Kuvend krerët e lartë të institucioneve (VIDEO)

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit po mbahet protesta qytetare, drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura kanë mbërritur në Kuvend, arty ku do të raportojnë përpara deputetëve në seancën e sotme plenare.

Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025.

Nga videoja, shihet mbërritja e disa prej krerëve të institucioneve, të cilët po futen në ambientet e Kuvendit nën masa të shtuara sigurie për shkak të situatës jashtë parlamentit.

Pritet që në seance të flasin:

Avokati i Popullit;

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ);

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP);

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH);

Prokuroria e Përgjithshme;

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Lini një koment