Sekuestrohen mbi një ton bajame të helmuara në treg, AKU: Përmbanin acid hidrocianik mbi vlerën e lejuar
Nëse keni blerë bajame që në etiketë shkruajnë “BLANCHED ALMOND EXTRA FINE” dhe kanë datë skadence 22 tetor 2026 mos i konsumoni.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se është njoftuar nga autoritetet europiane se në një lot të tij kanë gjetur prani të lëndës toksike, acidi hidrocianik mbi vlerën e lejuar, që përbën rrezik për shëndetin e njeriut.
Produkti ka origjinë nga Spanja dhe në vendin tonë importohet nga Albania Smart Distribution, SHPK dhe Alta Group.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se sasia e importuar prej 1100 kg nga “Albanian Smart Distribution” dhe “N.N” ka rezultuar e shitur tek konsumatori fundor.
Ndërsa nga sasia prej 100 kg bajame e importuar nga subjekti “ALTA GROUP”, 42 kg janë bllokuar dhe do të asgjësohen. Ndërsa 58 kg janë shitur.
AKU i bën thirrje konsumatorëve që në rast se e kanë gjendje këtë produkt ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë.