E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

COELA nuk doli dje me një vendim për Raportin e IBAR për Shqipërinë, konfirmojnë burime diplomatike nga Brukseli për A2 CNN. Pritet që kjo çështje të jetë sërish në rend dite në mbledhjen e të enjtes.

Po sipas këtyre burimeve, kanë mbetur ende disa shtete që nuk e kanë dhënë dritën jeshile për draftin.

Një ditë më parë Këshilli i BE në një reagim bëri me dije se: “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin në mbledhje”.

Lini një koment