Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaSezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik ka sjellë në Durrës jo vetëm mijëra pushues, por edhe trafikun e rënduar. Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në lëvizje, veçanërisht në disa prej akseve kryesore të qytetit dhe rrugët drejt plazheve.

Kolonat dhe pritjet zgjasin sidomos në oraret e pikut, ndërsa trafiku i rënduar shoqërohet edhe me ndotje akustike e të ajrit, duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë.

Menaxhimi i qarkullimit dhe shmangia e bllokimeve mbeten një sfidë për Policinë Rrugore. Për përballimin e fluksit, në Durrës janë angazhuar edhe forca të shtuara nga Tirana.

Trafiku dhe temperaturat e larta shpesh krijojnë edhe tensione në rrugë. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

Në kulmin e sezonit, trafiku mbetet një nga problemet e përditshme në Durrës. Për qytetarët dhe pushuesit, kolonat nën temperaturat e larta nënkuptojnë më shumë kohë në rrugë dhe më pak kohë për të shijuar destinacionin.

Lini një koment