Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaSHBA anulon vizat për të huajt që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

SHBA anulon vizat për të huajt që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

Departamenti Amerikan i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në postim.

Lini një koment