E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
43
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 3 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
219
Demokratë
135
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 81 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 03:40 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, CNN
Ballina›Bota›SHBA – Deb Haaland, gruaja e parë indigjene në histori që zgjidhet guvernatore

SHBA – Deb Haaland, gruaja e parë indigjene në histori që zgjidhet guvernatore

UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Demokratja Deb Haaland është zgjedhur guvernatore e shtetit të Nju Meksikos, duke u bërë gruaja e parë indigjene që mban këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve të mediave amerikane.

Haaland ka fituar përballë kandidatit republikan Gregg Hull, në këtë shtet në jugperëndim të SHBA-së, raportojnë rrjetet televizive NBC News dhe ABC News.

Fitorja e saj ishte parashikuar edhe nga sondazhet e opinionit publik.

E lindur në vitin 1960, Haaland ka shërbyer më parë si sekretare e Brendshme e SHBA-së gjatë administratës së presidentit Joe Biden, në periudhën 2021–2025.

Edhe në këtë detyrë, ajo shënoi një moment historik, duke u bërë gruaja e parë indigjene që merrte një post në kabinetin qeveritar amerikan.

Shteti i Nju Meksikos, i vendosur në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, ka një popullsi prej rreth dy milionë banorësh./ a.jor.

Lini një koment