SHBA – Microsoft: Ndërprerja globale e Outlook-ut enda pa shenja të aktivitetit dashakeq apo sulmit kibernetik
UASHINGTON, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikan Microsoft nuk ka zbuluar “asnjë shenjë të aktivitetit dashakeq ose sulmit kibernetik” për të shpjeguar ndërprerjen globale që prek softuerin e tij të email-it Outlook, njoftoi sot një nga drejtuesit e tij në rrjetin social X.
“Në këtë fazë, mund të konfirmoj se nuk ka shenja të aktivitetit dashakeq ose sulmit kibernetik”, deklaroi Charles Lamanna, një nga zëvendëspresidentët ekzekutivë të kompanisë.
Ka pasur një ndërprerje të gjatë që ka prekur email-in e Outlook dhe produkte të tilla si Teams dhe asistenti i inteligjencës artificiale Copilot për disa orë./ a.jor.