SHBA – Trump: Lajmet e rreme nuk kanë vend në Shtëpinë e Bardhë
Shpërndaje:
UASHINGTON, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër median amerikane, pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për t’i mohuar CNN-së aksesin për të ndjekur presidentin gjatë një udhëtimi në Tenesi.
“Lajmet e rreme nuk duhet të lejohen në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një situatë që ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë, me një kosto të jashtëzakonshme për vendin”, është shprehur Trump.
Në një reagim të mëparshëm, presidenti amerikan kishte vënë në pikëpyetje arsyen përse duhet t’u lejohet akses në Shtëpinë e Bardhë mediave që, sipas tij, përhapin “lajme të rreme”, duke përmendur CNN dhe MSNBC.
Trump ka pretenduar gjithashtu se, pavarësisht fitores së tij në zgjedhje, “pothuajse 100%” e mbulimit mediatik ndaj tij ka qenë negativ prej vitesh.
Deklaratat vijnë në kuadër të përplasjes së vazhdueshme mes administratës Trump dhe disa organizatave mediatike amerikane lidhur me aksesin e gazetarëve në aktivitetet presidenciale.
Çështja është bërë edhe objekt i një beteje gjyqësore, pasi një gjykatë federale ka ndërhyrë lidhur me kufizimet e vendosura ndaj disa medieve./ a.jor.
Bota
UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ndihma për Izraelin do të ndërpritet në fund të vitit. Izraeli është një vend i begatë; ai…
Bota
Evropa rrezikon të bjerë në një “kurth të plotë” nëse përqendrohet në inteligjencën artificiale industriale, duke ia lënë modelet e përparuara SHBA-së…
Bota
BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përfunduar marrëveshjen e tyre për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi importet dhe eksportet e ushqimit…