Friday, 9 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Trump për Melonin: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

SHBA – Trump për Melonin: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

UASHINGTON, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka përshkruar si “shumë të mirë” marrëdhënien e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke deklaruar se e ka pëlqyer gjithmonë.

Deklarata e Trump erdhi dje, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të nisej për në Alabama.

I pyetur se si ishte marrëdhënia e tij me Melonin, presidenti amerikan u përgjigj se ajo ishte shumë e mirë dhe shtoi se gjithmonë e kishte pëlqyer kryeministren italiane.

Deklarata e Trump vjen pas një periudhe tensionesh dhe kritikash publike mes dy liderëve.

Gjatë muajve të fundit, marrëdhënia e tyre ishte shoqëruar me përplasje të lidhura me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

Në korrik, “ABC News” raportoi se marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa mediet italiane vunë në dukje se Trump ishte shprehur më parë në mënyrë kritike ndaj Melonit.

Në të njëjtin prononcim, Trump foli edhe për marrëdhëniet me Evropën dhe vlerësoi vendimin e vendeve evropiane për të nxjerrë në treg rezervat e naftës.

Ai tha gjithashtu se SHBA-ja nuk do të vendoste ndalimin e eksporteve të naftës, duke deklaruar se një masë e tillë nuk do të zbatohej. /

Lini një koment