Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut

Shefi i Shtabit të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Brigade Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerët e shtabit, vizitoi Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar nga afër angazhimin e personelit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU).

Sipas KFOR-it, vizita dëshmon përkushtimin e misionit për prani të dukshme në terren dhe bashkëpunim me të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Siguria fillon me njerëzit. Çdo bisedë, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo mundësi për të dëgjuar na ndihmon të kuptojmë më mirë komunitetet të cilave u shërbejmë”, deklaroi gjeneral Daniels gjatë vizitës.

KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) është pjesë kyçe e pranisë së KFOR-it në veri të vendit, me detyra që përfshijnë patrullimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment